LAJME

Gjyqtari Ramiz Azizi zgjidhet kryetar i Gjykatës Themelore në Gjilan

Gjilan, 17 prill 2018 – Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në mbledhjen e mbajtur sot, ka zgjedh kryetarin e Gjykatës Themelore të Gjilanit, gjyqtarin Ramiz Azizi.

Më poshtë po e japim një biografi të shkurtër të kryetarit të zgjedhur:

Ramiz Azizi është gjyqtar i Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni Penal të Gjykatës Themelore Gjilan.

Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1983, ndërsa provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2002.

Sistemit gjyqësor Azizi i’u bashkëngjit në vitin 2003, kur ka filluar të punojë si bashkëpunëtor profesional në Gjykatën e Qarkut në Gjilan deri në vitin 2004.

Gjashtë vitet e ardhshme të karrierës së tij punoi si gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje, kurse nga viti 2010 deri në vitin 2012 gjyqtari Azizi ka qenë kryetar i Gjykatës Komunale në Gjilan.

Me datë 01.01.2013, mori detyrën e gjyqtarit mbikëqyrës të Degës në Novobërdë, ndërsa nga muaji Korrik të vitit 2013 ushtron detyrën e gjyqtarit në Gjykatën Themelore në Gjilan.

Përveç punës në sistemin gjyqësor, nga viti 1983 deri në 1985 ka punuar si profesor në shkollën e mesme Gjimnazi ,,Zenel Hajdini”.

Gjatë vitit 1987 ka qenë sekretar i shkollës fillore ,,Zenel Hajdini”.

Pastaj nga viti 1987 e deri në vitin 2002 ka punuar si sekretar-drejtor në Kooperativën Bujqësore ,,Malisheva” në Malishevë.

Një vit më vonë ai punoi si zyrtar ligjor dhe ushtrues detyre i drejtorit të Gjeodezisë në Komunën e Gjilanit.

You Might Also Like