Futboll

Hidhet shorti për 1/8 e Kupës, ja kundërshtari i Dritës

Në Federatën e Futbollit të Kosovës u bë tërheqja e shortit për ndeshjet e 1/8 së Kupës së Kosovës, ku klubi DRITA do të takohet me Fushë Kosovën.
*Fushë Kosova – FC DRITA
Ndeshjet e këtij rrethi zhvillohen në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.
Kujtojmë që FC DRITA eliminoi KF Drenasin në ndeshjen e 1/16 në garat e Kupës.
Në këtë rreth të garave janë kualifikuar 9 skuadra të Superligës, 6 skuadra të Ligës së Parë dhe 1 skuadër e Ligës së Dytë.

You Might Also Like