Futboll

Të dielën Gjilani sërish luan në fushë të vet

Sport Club Gjilani, këtë të diele në fushë të vet e pret ekipin e Malishevës në fushë të vet duket synuar rezultat të favorshëm që e mbanë në garë për dalje në Evropë. Në këtë ndeshje, Gjilani hynë pasa barazimit që ka patur me Ferizajn me rezultat 0:0, derisa Malisheva në javën që e lamë pas kishte pësuar në fushë të vet nga Ballkani me rezultat 2:4.

Ndeshja Gjilani – Malisheva zhvillohet me fillim në ora 13, në Stadiumin me Bari Sintetik në Gjilan.

Për momentin, Gjilani është në pozitën e tretë me një pikë me shumë se Prishtina, e cila ka një ndeshje më shumë, derisa Malisheva është në pozitë të palakmueshme në tabelë dhe nuk e ka të sigurt mbijetesën, ngase rangohet e parafundit me 19 pikë të tubuara, nga po aq ndeshje të zhvilluara./kryelajmi.com/.

You Might Also Like