Futboll

Intelektualët “e kallin” edhe jashtë tribunave

Janë të njohur si tifozë të flaktë të FC Drita dhe kur janë në tribuna ata gjithnjë janë lojtari i dymbëdhjetë i ekipit kaltër e bardhë nga Gjilani. Edhe në kohë pandemie, adhuruesit e Dritës “Intelektualët” dinë të bëjnë atmosferë, ata gjithnjë janë në përkrahje të klubit të tyre të zemrës. Kësaj radhe nga Shkolla e Muzikës ata e kanë kallur atmosferën, duke ndezur edhe fishekzjarrë me ngjyrë të kaltër, mu sikur fanellat e Dritës. Futbollistët në fushë ua kanë kthyer këtë përkrahje, duke fituar me rezultat 2:1.

You Might Also Like