Futboll

Ish-portieri i Gjilanit kalon te Ballkani

Kenan Haxhihamza edhe zyrtarisht do të jetë ‘gardian i portës’ së Ballkanit për sezonin e ri.

Portieri nga Rahoveci ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me ekipin e nga Suhareka, shkruan Gazetasheshi.com

Pas marrëveshjen, ka reaguar Haxhahamza duke thënë se zgjedhja për të kaluar te skuadra e Ballkanit ka qenë e lehtë duke parë interesimin e Presidentit.

“Mire se ju gjeta Suhareke. Angazhimin tim nga sot e tutje do ta vazhdoj ketu te FC Ballkani, zgjedhja ka qene e lehte duke pare interesimin e Presidentit Arsim Kabashit, drejtorit Avni Bytyqi, trajnerit Ismet Munishi dhe gjithe te tjereve qe kishin deshiren te me shohin me kete fanelle te cilen do ta bart me krenari. Per gjera te tjera do flasim ne fushe”, ka shkruar Haxhihamza ne profilin e tij.

Ballkani do të jetë njëri ndër pretendentët kryesor edhe në edicionin e ardhshëm.

You Might Also Like