Futboll

Kampionët vjeshtorë për grupmoshat U15 në LRFGJ

Ka përfunduar  sezoni vjeshtore e Edicionit 2023/2024 të Lidhjes Rajonale e Futbollit të Gjilanit, në Grupin A dhe atë B.

Kështu në Grupin A, pas tetë xhirove të zhvilluara, tabelës i prinë Drita, e cila ka shënuar tetë fitore me një goldallim 55:5. Ajo pasohet nga Kosova – Viti që ka tubuar 21 pikë, derisa e treta është Arbëria me 13 pikë.

Në Grupin B vendin e parë mbanë Shkëndija, ekip ky që në tetë ndeshje ka shënuar gjashtë fitore dhe dy humbje me një goldallim prej 30:6. Vendin e dytë e arriti Gjilani me 17 pikë, derisa i treti ishte GS Gjilani me 16 pikë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like