Futboll

Ja golashënuesi më i mirë në historikun e FC Drita

Klubi i Futbollit Drita nga Gjilani, në faqen e saj zyrtae në facebook ka paraqitur të arriturat e lojtarit të saj Xhevdet Shabani, i njohur me nofkën Rrapa.

Lojtari që mbanë numrin dhjetë në fanellën bardh e kaltër të Dritës këtë të diele në ballafaqimin ndaj Llapit në Podujevë, ka shënuar paraqitjen e 237 në të gjitha kompeticionet me klubin DRITA (kampionat, kupë dhe gara të Evropës) dhe me dy golat e shënuar sot në ndeshje, edhe zyrtarisht është golashënuesi më i mirë në histori të klubit me gjithsej 63 gola të shënuar dhe 41 asiste në të gjitha kompeticionet.

Ja të arriturat e këtij lojtari me Dritën

237 Ndeshje dhe 20,486 Minuta

63 Gola dhe 41 Asiste

47 Gola në kampionat

11 Gola në kupë

3 Gola në Champions League

2 Gola në Europa League

You Might Also Like