Futboll

Superliga U17: Edhe Gjilani edhe Drita triumfojnë në xhiron e parafundit të sezonës

Në xhiron e XIX-të të Superligës së kadetëve, Gjilani u ndesh me Trepçën ‘89 në shtëpi dhe Drita me Llapin, gjithashtu në shtëpi. Drita pati një ndeshje shumë të vështirë me Llapin, pasi ata janë në pozitën e dytë të Superligës U17. Ata fituan një lojë shumë të rëndësishme me rezultat minimal, 1:0.

Gjilani, në anën tjetër, po ashtu pati një lojë të vështirë. Me anë të dy golave të Gentrit Klaiqit, Gjilani mposhti Trepçën ‘89 me rezultat 2:0. Në xhiron e fundit të sezonës, Drita do të ndeshej me Besën e Pejës, por për shkak të largimit nga garat, ata marrin 3 pikë. Gjilani do të jetë mysafire e Trepçës së vjetër në Mitrovicë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like