Gjilan

Ja kur do ta marr detyrën kryetari i ri i Gjilanit

Mbledhja e parë inauguruese e Kuvendit të Komunës së Gjilanit mbahet më datë 9.12.2021 dhe kryesohet nga anëtari më i vjetër i Kuvendit.

Në këtë mbledhje do të bëhet betimi dhe do të nënshkruhen deklaratat solemne të marrjes së detyrës së anëtarit të Kuvendit të Komunës së Gjilanit.

Po ashtu betimin para Kuvendit do ta bëjë edhe Kryetari i ri i Komunës, Alban Hyseni.

Ceremonia fillon në ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Gjilanit.

You Might Also Like