Gjilan

Në Miresh do të rikonfirmohet 11 qershori për fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Në vazhdën e punëve për fillimin e fushatës së Zgjedhjeve komunale të tetorit, strukturat e LV në Miresh po bëjnë përgatitjet e fundit.

Në takimet e fundit të kësaj pike u dëgjuan shqetësimet e bashkëfshatarëve, bujqëve, mësuesëve, pensionistëve, aktivistëve të ambientit, studentëve dhe rinisë së fshatit për hallet dhe nevojën e përkrahjes së tyre në jetën e përditshme.

Sadat Salihu kryetar i Pikës së LV në Miresh dhe njëherit edhe kandidat për anëtar të Kuvendit Komunal të Gjilanit tha se është e papranueshme neglizhenca që i është bërë fshatit, nga Komuna. “Ne nuk e meritojmë nëpërkëmbjen e dinjitetit tonë si punëtorë, familjarë dhe qytetarë të përgjegjshëm të fshatit”

Sadat Salihu premtoi që do të jetë në krahë të bujqëve për ndihma në punët e tyre në fusha, për aktivistët e ambientit që iniciativat dhe punët e tyre të përkrahen në mënyrë institucionale në mirëmbajtjen e parqeve dhe varrezave, për fshatarët në hallet dhe dertet që kanë, nxënësit për sinjalizimin e rrugës deri tek shkolla, studentët për mundësitë e bursave për shkollim, për kujdesin ndaj Shtëpisë së Kulturës, për urën drejt rrugës së Pogragjës, për rrugën në drejtim të Moravës etj.

You Might Also Like