Futboll

Ja rezultatet e ekipeve të Anamoravës në Ligën e Parë

Vllaznia e Pozharanit nuk ia ka dalë që të fitojë ndeshjen në fushë të vet në përballje me Fushë Kosovën. Pozhoranasit kanë pësuar në minutat e fundit të ndeshjes, andaj rezultatit përfundimtar ishte 2 :2.

Gjithçka nisi keq për Vllazninë, pasi të parët që shënuan ishin mysafirët. Por ekipi i Vllaznisë u këndell dhe me dy gola të Jurgen Gjinit kaloi në epërsi. Rezultatati u barazua në fund dhe ndeshja përfundoi baras.

 

Në derbin e Anamoravës, Vitia e ka mundur Kikën me rezultat 2 :1 dhe djelmoshat e Milaim Zuzakut tashti gjithnjë e më afër janë pozitës së barazhit për Superligë.

Në anën tjetër, Bashkimi i Koretinit ka vazhduar me formë të dobët, pasi edhe në këtë javë është mposhtur. Bashkimi më fushë të vet u mposht nga Ramiz Sadiku me rezultat 2:4.

You Might Also Like