Futboll

Drita bindshëm ndaj Llapit

Kanë përfunduar dy ndeshjet hapëse të xhiros së pestë në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Drita ka shënuar fitore të thellë ndaj Llapit me rezultat 4-0.

Që në pjesën e parë vendasit krijuan epërsi të thellë 3-0.

Ndonëse skuadra e Nuhiut dominoi në 45 minutat e para, të dy golat e parë erdhën nga penalltia, me realizator Besnik Krasniqi.

Ndërsa, goli i tretë erdhi në fund të pjesës së parë erdhi nga Almir Kryeziu.

Golin e fundit e shënoi Marko Simonovski në minutën e 57-të.

You Might Also Like