Sportet me dorë

Këtë të hënë kryendeshja e hendbollit

Derbi lokal në hendboll do të zhvillohet këtë të hënë në Palestrën e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan, ku Zhegra vendëse do të ketë përballë ekipin e pamposhtur të Dritës.

Përballë njëri – tjetrit, me ekipet e tyre do të dalin ish- bashkëlojtarët Agim Shkodra dhe Erhan Shahini, por që tashti kanë role të tjera në ekipet e tyre, atë të kryetrajnerit.

Zhegra në këtë ndeshje do të futet pas dy fitoreve radhazi, derisa Drita e pamposhtur do të kërkojë që të vazhdojë me të njëjtin ritëm. Të dy ekipet kanë tifozëri të flaktë, andaj përballë njëri-tjetrit do të gjenden dy tifozëri të flakta.

A do të vazhdojë Zhegra serinë e lojërave të mira në derbin lokal Zhegra, apo Drita e përforcuar do t’a ndërprejë këtë seri, krejt kjo do të vendoset të hënën, kur fillimisht do të ndeshen ekipet juniore e më pas ekipet e para në orën 19.

 

 

You Might Also Like