Futboll

Kika barazon ndaj Flamurtarit

Flamurtari është ndalur në një barazim pa gola në duelin e zhvilluar në Hogosht ndaj skuadrës së Kikës, shkruan Gazetasheshi.com.

Skuadra kryeqytetase bën një tjetër hap fals në garën për t’u rikthyer në Superligë, teksa tashmë me 27 pikë mbetet prapa lideres Vitia dhe Ulpiana që kanë grumbulluar nga 28 sosh.

Pikërisht lipjanasit kanë marrë një pikë në shtëpi ndaj Ferizajt, pas barazimit pa gola (0-0). Barazim ky që nuk u konvenon aspak të besuarve të Fadil Ademit.

Rezultatet e ditës së diel | Xhiro 17

Grupi B

Ulpiana – Ferizaj 0-0

Kika – Flamurtari 0-0

You Might Also Like