Sportet luftarake

Klubi i Karatesë Drita, ekipi më i mirë në Kampionatin Mbarëkombëtar në Tiranë

Klubi i Karatesë Drita nga Gjilani, është radhitur si klubi më i mirë në Kampionatin Mbarëkombëtar në Tiranë, ku kanë marrë pjesë 38 ekipe të karatesë nga të gjitha trojet shqiptare.

Ekipi i Dritës, në këtë turne ka fituar 8 medalje, prej tyre 3 të arta, 1 të argjendtë dhe katër të bronzta.

Nga Gjilani në këtë turne ishte pjesëmarrëse edhe KK Dardania që mori 6 medalje, 2 të arta, 2 të argjendta dhe 2 të bronzta. KK Katana mori dy medalje të arta dhe AS Gjilani një medalje të artë.

You Might Also Like