Karateistë kosovarë kanë marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik që është mbajtur në Malit të Zi e ku Kosovën e kanë përfaqësuar 53 garues, ndër ta edhe 15 gjilanas.
Ndër garuesit më të suksesshëm ishin Dren Hajdari, që u stolis me medaljen e argjendtë i Klubit të Karatesë Dardania, sikurse edhe Ylli Cenaj nga KK Ipon që u stolis me medalje të bronztë.
Në garat ekipore, përfaqësuesja e Kosovës ia arriti që të stoliset me dy medalje të bronzta në kategorinë e kadetëve dhe në kategorinë e seniorëve të rinj.
Kampionati është mbajtur na datat 8 deri në 10 dhjetor.
Në garat ekipore, gjilanasit që u stolisën me medalje të bronzta janë Tahir Ajvazi, Jakup Hajdari, Benjamin Shabani, Betim Maliqi dhe Dren Rapuca.