Futboll

Kosova e Cyrihut zhvillon dy miqësore në Anamoravë

Njëra ndër skuadrat më të organizuara Zvicër, FC Kosova, të premten do të zbarkojë në qytetin e Gjilanit për t’i zhvilluar dy ndeshje miqësore. Ky ekip në radhët e saj gjithmonë ka pasur futbollistë të shquar nga Kosova e rajoni, duke arritur rezultate kulminante në futbollin Zviceran.

 

Të premten, kryetari i qytetit të Gjilanit, Lutfi Haziri, do t’ju bëj pritje vëllazërore futbollistëve të FC Kosova.

 

Futbollistët e FC Kosovës, ndeshjen e parë do ta zhvillojnë të shtunën me skuadrën e Dardanës nga Dardana, skuadër kjo e Ligës së II të futbollit të Kosovës. Para këtij takimi, futbollistët e FC Kosovës do të jenë mysafirë tek kryetari i Dardanës, Begzat Sinani.

 

Agjendën tri ditore futbollistët e FC Kosovës do ta përmbyllin të dielën në ndeshjen me Bashkimin e Koretinit, skuadrën e re të Ligës së I të futbollit të Kosovës.

 

Dy trajnerët e FC Kosovës, Adnan ismajli e Malush Berisha, përmes rrjetit sociale facebook, kanë bërë të ditur:

“Jemi të nderuar me vizitën e skuadrës tonë që do ta bëjmë në shtetin e Kosovës e posaçërisht në rajonin e Anamoravës, është kënaqësi e veçanti t’i zhvillojmë dy ndeshje vëllazërore për t’i nderuar dy skuadrat e Komunës së Dardanës, qëllimi ynë është që nëpërmjet këtyre ndeshjeve futbollistike të kultivojmë frymën vëllazrore, gjithashtu të nderojmë këto dy skuadra por të nderojmë edhe shtetin tonë që sakrifikuam shumë për të pasur këtë liri të cilën ne sot po e gëzojmë së bashku me vëllezërit tanë në Kosovë”.

 

Siç paralajmrohet dy ndeshjet futbollistike do të zhvillohen në stadiumin e Dardanës në Dardanë, ndërsa pritet një interesim i veçantë i shikuesve në Dardanë.

 

You Might Also Like