Muzikë

Kosova u dekorua me çmimin kryesor të festivalit GRAND PRIX

Kosova u dekorua me çmimin kryesor të festivalit GRAND PRIX, i fituar bindshëm nga Auron Deva, në një konkurrim të ashpër mes shteteve evropiane. Duke u paraqitur me këngë potente dhe performanca mahnitëse në çdo faze, Auroni padyshim që do triumfonte!

Çmimi kryesor pasohet me çmimin e parë të kategorisë së saj, i fituar nga Ilda Nuhiu, gjithashtu përfaqësuese e Kosovës, që tashmë e sa vite nuk zhgënjen asnjëherë.

Privilegj për mua Arta Haziri-Nuhiu që më besohet përgjegjësia e të qenarit anëtare e jurisë profesionale të këtij festivali prestigjioz nga drejtori Toni Alekskovski. Faleminderit për gjithçka!

Këto kohë të vështira na sollën edhe njëherë shpresë, vullnet dhe dritë se edhe me përshtatje realiteti, ëndrrat ndiqen nga pas!
Faleminderit Auron dhe Ilda që na nderuat!

 

 

You Might Also Like