OPINION

LDK nuk ka pasur zgjidhje tjera në këtë situatë të provokuar nga VV-ja

Arben Mehmeti

Është vendim i rëndë jopopullor por i domosdoshëm për kohën dhe situatën në të cilën ndodhemi si rezultat i virusit,por se këtë tranzicion të pushtetit duhët ta kalojmë me kujdesë pa rrezikuar jetën e qytetarëve të Kosovës,dhe se prioritet i punës do të duhet të jetë lufta e virusit.

Këto janë situata që do të duhej të parashikoheshin nga fillimi nga udhëheqja e LDK-së,dhe në funksion të këtij qëllimi me rastin e emrimeve qeveritare do të duhej të kishin parasysh balancimin regjional.

Si do të gjendet tash udhëheqja e LDK-së, në këtë situat nëse duhët të shkohet në zgjedhje të reja dhe tu kërkohet vota edhe atyre që si regjione u injoruan.

Edhe në lidhje me këtë papërgjegjësi,keqmenaxhim dhe injorim të rajoneve dhe kuadrove e veprimtarëve të LDK-së në këtë aspekt dikush duhët të jap llogari politike.

LDK-ja është e Kosovës dhe jo e Prishtinës,e 2 apo 3 degëve të saj apo e atyre që marrin pozita institucionale që pastaj privilegjet i ndajnë me shoqëri jo me veprimtar,dhe për këtë të mirat dhe të këqijat duhët të ndahen barabarësisht e të mos keqpërdoren autorizimet që janë dhënë nga partija.

You Might Also Like