Shkruan Ismajl Kurteshi, deputet në Kuvendin e Kosovës
Shqiptarët e Luginës së Preshevës, që jetojnë në Luginë, ose ata që janë shpërngulur në Kosovë, pasi Serbia i dëboi nga shtëpitë e tyre, po përballen me shumë probleme. Jeta në Luginë, për ata, është bërë e padurueshme, për shkak të ngecjes së zhvillimit ekonomik, papunësisë, mungesës së trajtimit adekuat shëndetësor, mungesës së teksteve shkollore dhe formave të tjera të presionit shtetëror…
Një numri të konsiderueshëm të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Serbia nuk po ju lëshon dokumente personale (letërnjoftime, pasaporta etj.) nëse ata nuk jetojnë në shtëpitë e tyre më shumë se tre muaj, edhe atëherë kur në shtëpi jetojnë anëtarët e tjer të familjes. Me qëllim të pastrimit etnik të Luginës së Preshevës, Serbia po e përdorë metodën e pasivizimit të vendbanimeve shqiptare dhe po i heq ata nga evidenca e regjistrave të shtetit, kështu Serbia po ju mohon shqiptarëve të gjitha të drejtat që i takojnë shtetasve të tjer në Serbi.
Edhe këtë vit shkollor nxënësve të Luginës së Preshevës nuk u është mundësuar t’i kenë tekstet shkollore në gjuhën e tyre amtare.
Autoritetet qeveritare në Serbi, vazhdojnë prolongimin e nostrifikimit të diplomave.Janë qindra të diplomuar shqiptarë të Luginës së Preshevës, të cilët presin për njohjen e diplomave të tyre në Serbi. Ndërkohë, nevojat për kuadro sa vinë e shtohen, ndërsa zgjidhja e këtij problemi vazhdon të zvarritet.
Diskriminimi në punësim është edhe një form e rënd e presionit ekonomik që i shtyn shumë shqiptar të Luginës të largohen nga vendlindjet e tyre.
Në Luginën e Preshevës aktualisht jetojnë rreth 60.000 mijë shqiptar ose 70 % e popullatës së përgjithshme të Luginës, por
nga 1596 të punësuar në institucionet publike në Luginë, të
nga 1596 të punësuar në institucionet publike në Luginë, të punësuar janë vetëm 387 shqiptar ose 24% e të punësuarve, derisa serb të punësuar janë 1188 ose 75%, të numrit të përgjithshëm të të punësuarve, përkundër faktit se serbët e Luginës i përbëjnë vetëm 26% të banorve të atjeshëm, ose rreth 20.000 banor, derisa në Kuvendin e Serbisë është vetëm një deputet shqiptar.
Edhe në Kosovë shqiptarët e Luginës së Preshevës, që pushteti serb i ka dëbuar nga shtëpitë e tyre në vitin 2001, përveç problemit të strehimit, punësimit, të drejtës për shkollimit, shërbim shëndetësor, shërbimit social, të drejtës në pronë etj., po përballen edhe me probleme administrative që po ua shkakton burokracia e Kosovës.
Nga të dhënat e siguruara në Zyrën për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, nga dhjeta-mija qytetarë të Luginës së Preshevës që jetojnë në komunën e Gjilanit, vetëm 126 nga ata i plotësojnë kushtet që të aplikojnë për letërnjoftime të përkohshme, bazuar në Udhëzimin Administrativ (MPB) nr. 01/2014 për lëshim të lejes për qëndrim të përkohshëm.
Qytetarët tjerë që janë paraqitur në Zyrën për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanocë në Gjilan, nuk i kanë plotësuar kushtet që i ka shtruar burokracia e shtetit të Kosovës, për marrjen e dokumentacionit të përkohshëm të Republikës së Kosovës, pasi që shqiptarët e ardhur nga Lugina nuk posedojnë dokumente të vlefshme identifikimi të Serbisë. Në anën tjetër Ministria e Punëve të brendshme e Serbisë po e refuzon vazhdimin e këtyre dokumenteve për Shqiptarët që largohen përkohësisht nga shtëpitë e tyre në Luginë, edhe pse ky veprim është në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë. Edhe pse Serbia ka lëshuar edhe vërtetime për mos dhënien e dokumenteve të identifikimit dhe udhëtimit të Serbisë për shtetasit e saj shqiptar që argumentojnë shkeljen e të drejtave të njeriut dhe paraqesin një fushatë të organizuar të spastrimit etnik nga ana e Serbisë, për këtë diskriminim
nuk ka ndodh asnjë reagim, as nga dy shtetet shqiptare dhe as nga faktori ndërkombëtar.
Edhe pse dhjeta – mija shqiptarë janë dëbuar nga shtëpitë e tyre, atyre askush nuk ju ndihmon t’i riparojnë, apo rindërtojnë shtypit e tyre dhe as që është iniciuar rikthimi i tyre në vendlindje; derisa në Kosovë nga viti 2005 deri në vitin 2015 për të rikthyerit dhe komunitetet,
vetëm nga buxheti i Kosovës, janë ndërtuar 1352 shtëpi, për të kthyerit kryesish serb.
Sikur të gjitha këto probleme nuk mjaftojnë, Serbia kohëve të fundit e ka rritur ndjeshëm numrin e forcave ushtarake – policore në Luginë, përmes të cilave po bënë jo vetëm presion psikologjik, por edhe presion të drejtpërdrejt në rrugë, në familjet shqiptare dhe kudo që gjenden shqiptarët.
Përkundër tërë këti terrori shtetëror mbi shqiptarët e Luginës së Preshevës, dhe cenimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës dy shtetet shqiptare jo vetëm se po heshtin, por edhe po e ndihmojnë Serbinë në integrimin e saj në BE!.
Gjersa pyetja, se të kujt janë sshqiptarët e dëbuar të Luginës nga Serbia në Kosovë,të cilëve Kosova as nuk po ju ndihmon të kthehen në vendin e tyre as nuk po i pranon si qytetar të barabartë me të tjerët në Kosovë ka mbetur pa përgjigje!?