LAJME

Lutfi Haziri, viziton shkollën “Rexhep Elmazi” uron Ditën e Çlirimit të Gjilanit dhe Fitër Bajramin

Gjilan, 14 qershor 2018 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe nënkryetari Arbër Ismajli kanë vizituar sot shkollën “Rexhep Elmazi”, ku nxënësit dhe mësimdhënësit i kanë uruar për Ditën e Çlirimit të Gjilanit dhe Festën e Bajramit.

Kryetari Haziri tha se vizita në shkolla dhe takimi me fëmijët, e me rininë gjithandej, është pasqyrë e qartë se sa e vlefshme është liria e një vendi, për të cilën janë sakrifikuar breza të tërë të qytetarëve të Komunës së Gjilanit.

“Jemi sot në shkollën “Rexhep Elmazi” për dy arsye urimi. Urojmë Ditën e Çlirimit të Gjilanit për të cilën janë sakrifikuar shumë heronjë, dëshmorë, martirë etj, që sot kjo shkollë të jetë e mbushur me fëmijë të lirisë, të lumtur e të gëzuar. Takimi me fëmijë, përqafimi i tyre, buzeqeshja që ata kanë dhe ëndrrat e tyre për të ardhmen, janë të veçanta për mua dhe ndjehem i lumtur që ata po rriten në liri. Në lirinë për të cilën është derdhur shumë gjakë dhe është sakrifikuar jashtzakonisht shumë”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai gjithashtu ka thënë se arsyeja tjetër e vizitës sot në shkollë, është edhe urimi i nxënësve dhe personelit mëzimor për festën e Fitër Bajramit, duke vepruar me solidaritet, humanitet dhe duke ndar gjithka edhe me ato familje që janë në nevojë dhe me gjendje të rëndë ekonomike.

You Might Also Like