Futboll

Malazog Hoxha, rizgjidhet kryetar i Lidhjes Rajonale të Futbollit

Malazog Hoxha për herë të tretë me radhë është rizgjedhur kryetar i Lidhjes Rajonale të Futbollit. Ai ka marrë votat e të gjithë delegatëve, ngase nuk pati asnjë kundër kandidat.

Kandidaturat ishin hapur para një muaji, por pos Malazog Hoxhës kandidaturë nuk kishte shpallur askush tjetër.

Në kuvend të 18 delegatët nga klubet dhe shkollat e futbollit në mënyrë unanime votuan për Malazog Hoxhën, i cili ka thënë se nuk i ka ardhur mirë që nuk pati kundër kandidat. Megjithatë, ai i është falënderuar për besimin e dhënë, të gjitha klubeve dhe shkollave të futbollit të Anamoravës.

You Might Also Like