Teatër

Me shfaqjen “Rebelët” të Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” u hap Festivali i Shfaqjeve për shkollat e mesme

U hap edicioni i parë i Festivalit të shfaqjes për Shkolla të Mesme të Gjilanit. Në natën e parë hapëse u paraqitën nxënësit e Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti“,

 Shfaqja “Rebelët” kishte karakter komik, ku është paraqitur një orë jonormale mësimore me nxënës “rebelë” dhe sjellje jo adekuate. Ata vinë me vonesë në klasë dhe nuk dëgjojnë̈ profesoreshën. Tema është trajtuar duke përdorur pjesë humoriste dhe përfundon me një muzikë të bukur. Ishte shfaqje e mrekullueshme, ku morën pjesë nxënësit: Olt Imeri, Ronë Dërmaku, Florindë Abazi, Mirlinda Buca, Rozafa Bislimi, Hera Jakupi, Tuba Beqiraj, Aulona Sylejmani, Yllka Fejzullahu, Aurorë Smirqaku, Arditë Abdyli dhe Melfina Hafizi. I përgëzojmë për punën dhe i urojmë suksese në vazhdim! Regjinë e shfaqjes e ka bërë aktori dhe regjisori Alban Shahiqi.

Ndryshe, në mbrëmjen hapëse folën Nazim Gagica, drejtor i Drejtorisë për Arsim në Gjilan, Deniza Limani, drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sporte si dhe Erson Zymberi, drejtor i Teatrit të Gjilanit. kryelajmi.com

Kledia Mehmeti

 

You Might Also Like