Arti pamor

Medina Ibrahimi, artistja që botën e sheh nëpërmjet objektivit të fotoaparatit

  Shkruan: Altina Salihu –

Është vetëm gjashtëmbëdhjetëvjeçare, por është një artiste e vërtetë. E pasionuar pas fotografisë qysh si e re, ajo  tashti shkrep fotografi artistike dhe këtë dashuri ndaj fotografisë mëton që t’a vazhdojë edhe në të ardhmen.

Medina Ibrahimi është e lindur me 18.07.2001, në Gjilan. Ajo është nxënëse  në Gjimnazin e Shkencave Natyrore “Xhavit Ahmeti”. Qysh prej fëmijërisë asaj kishte filluar t’i pëlqente shkrepja e fotografisë, ku filloi të merrej me atë qysh prej vitit 2011. Në fillim, edhe pse kishte një aparat shumë të thjeshtë, me të Medina mundohej që me pak mjete të nxirrte një foto të mirë, e cila do t’i pëlqente  syrit të njeriut. Ajo, kohën e lirë kryesisht  e kalon duke fotografuar qytetin e saj,  Gjilanin, pastaj interes i saj janë portrete të ndryshme, por gjithashtu edhe nëna natyrë, e cila jep mundësi shprehje për artistët. Në fillim, Medina fotografimin  e konsideronte si një “hobby” të thjeshtë, pastaj si pasion e  tash e tutje ajo mendon t’a zhvillojë këtë si biznes dhe profesion të sajin të ardhshëm.

“Ky biznes jo vetëm që do të më sjellë fitime për aparaturat e nevojshme, por edhe për fitimin e përvojës që do të më shërbej në të ardhmen”, thotë Medina Ibrahimi, teksa prezanton qindra fotografi të shkrepura në stinë të ndryshme të vitit.

You Might Also Like