Viti

Banorët e Ballancës dhe ata të Tërpezes mbeshtesin Sokol Halitin

Në fshatrat dhe lokalitetet e komunës së Visë sa po afrohet përfundimi I fushatës zgjedhore janë intensifikuar edhe tubimet elektorale me banorët të kandidatëve për kryetar komune. Kështu, Lidhja Demokratike e Kosovës në Viti, ka shtuar numrin e tubimeve me elektoratin e tyre në javën e fundit të fushatës zgjedhore.

Kryetari aktual dhe kandidati i LDK-së edhe për një mandat qeverisës me Vitinë, Sokol Haliti, ka takuar sot banorët e fshatit Ballancë dhe ata të fshatit Tërpezë i shoqëruar edhe me kandidatët nga lista për asamblenë e re komunale. Në këto takime elektorale, Haliti tha se për katër vitet e mandatit të tij, Vitia ka pasur impakt pozitiv në të gjitha fushatë pasi ai me ekipin e tij, ka qeverisur komunën me projekte zhvillimore ku kanë përfituar qytetarët pa dallime partiake. Banorët e fshatrave në fjalë, vlerësuan punën e madhe që është bërë në Komunën e Vitisë në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve dhe sidomos në rregullimin e infrastrukturës rrugore, ndërtimin e kanalizimeve dhe zgjidhjen e problemit të ujit për pije në shumë lokalitete, mbështetja e fermerëve me subvencione e punë të tjera në drejtim të së mirës së përbashkët. Haliti gjatë kësaj vizite, është zotuar para të pranishmëve se do angazhohet që nëse ai fiton mandatin katërvjeçarë të qeverisjes me Komunën e Vitisë, banorët do të përfitojnë nga një numër i madh i projekteve zhvillimore në infrastrukturën rrugore dhe atë të fushën e

bujqësisë, ujësjellësit, trajtimin e ujërave të zeza dhe të tjera investime komunale. Do të punohet në ndriçimin e fshatit dhe në fushën sportive, fermerët do të kenë rrugë më të mira për punë në tokat bujqësore, nuk do ta ndalim progresin e punëve si ato që i kemi realizuar deri tani dhe ato në realizim e sipër”, tha Haliti në Ballancë.

Edhe në tubimin në Tërpezë, Haliti tha se në këtë fshat do të fillojnë të realizohen edhe 11 projekte të reja, ndër to edhe parku te pishat si hapësirë gjelbëruese por edhe ndriçimin publik. Qytetarët në atmosferë fitoreje u shprehën të bindur se në mandatin e ardhshëm qeverisës, në krye të Vitisë, do të jetë veç Sokol Haliti pasi siç u tha, Ballanca e Tërpeza janë bastione të LDK-së. Haliti u ka bërë thirrje qytetarëve për ta votuar veç LDK-në dhe kandidatët e këtij subjekti për anëtarë të Kuvendit komunal të Vitisë. Kësisoj, Haliti mori mbështetje të fuqishme për të drejtuar Komunën e Vitisë edhe në katërvjeçarin e ardhshëm, në zgjedhjet e 22 Tetorit.Aziz Zuka

You Might Also Like