Viti

Ndërroi jetë artisti i madh i Pozharanit dhe i komunës së Vitisë, Avdyl Rama

Ai njihet si ikonë e valleve të Karadakut dhe në kairierën e tij të bujshme artistike kishte marrë shumë mirënjohje dhe falenderime nga institucionet kombëtare

 

Dje në orët e vona të pasdites  papritmas si pasojë e një sulmi kardiak është ndarë nga jeta  në moshën 67-vjeçare ikona e valles shqipe të Karadakut, Abdyl Rama nga Pozharani.

Rama ishte anëtar i SHKA-ve “Përparimi” të Pozharanit dhe “Kastriotet” nga Ferizaj  i cili më pas themeloi dhe udhëhoqi Ansamblin “Dasma” nga Pozherani.

I ndjeri është njohur si veprimtar i palodhur i artit dhe kulturës në Anamoravë dhe më gjerë, gjithashtu ishte edhe profesor në shkollat e mesme në Viti dhe Pozharan, i cili u pensionua rreth një vit më parë.

Varrimi i të ndjerit u bë në varrezat e Pozharanit, nga ora 16:00.

 

 

You Might Also Like