ARSIMI

NË GJIMNAZIN NATYROR U THEMELUA GRUPI SHKOLLOR PËR SIGURI

Në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” është themeluar Grupi Shkollor për Siguri, qëllimi i të cilit është parandalimi, vetëdijesimi dhe reagimi ndaj dukurive negative në shkollë. Grupi për Siguri do të organizojë trajnime të ndryshme mbi këto tema: bullizmi, paragjykimet, stereotipet, lajmet e rrejshme, etj.

Na kontaktoni dhe bashkohuni me ne për të përkrahur dhe ndihmuar njëri-tjetrin!

Siç ka theksuar profesoresha e psikologjisë Vjollca Zymberi – Devaja, Grupi i Sigurisë është krijuar në kuadër të Programit “Përkrahje Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt”, që financohet nga USAID dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) në partneritet me FHI360 dhe Crimson Capital Corp.”

You Might Also Like