Libri

NË KËRKIM TË VLERAVE ARTISTIKE DHE AFIRMIMIT TË POETËVE

 Sabit Rrustemi

Nesër, ora 16:00, në Bibliotekën e Gjilanit,
PENA E FLAKËS…

NË KËRKIM TË VLERAVE ARTISTIKE DHE AFIRMIMIT TË POETËVE

E njohur tashmë si PENA E FLAKËS ( 2008), rrugëtimin e saj e ka nisur bashkë me Manifestimin kombëtar të kulturës, “Flaka e Janarit, qysh në vitin 1992.
Atë kohë, në ditën e parë të Manifestimit ( 18 janar 1992) , fill pas hapjes dhe përurimit të një shtëpize të vogël të kulturës ( por që luajti një rol të madh në nderimin e martirëve e heronjve të kombit dhe të vetë “Flakës së Janarit”), në oborrin e xhamisë së fshatit, Bresalc, Manifestimi vazhdoi në Gjilan, përkatësisht në restaurantin KULLA, afër gjimnazit “Zenel Hajdini”, ku u mbajtë Ora e madhe letrare si dhe u hap ekspozita e arteve pamore ( atë kohë – arteve figurative).
Organizatori i Manifestimit ( Shoqata e Pavarur Kulturore e Gjilanit dhe FR i LDK-së Dega në Gjilan) kishin ftuar shumë poetë anembanë Kosovës dhe të Gjilanit e Anamoravës. Kishte paraparë dhe dy Çmime – mirënjohje modeste për poetët;, një Çmim për nivelin qendror – poetët e mirënjohur dhe, një për krijuesit lokal të Gjilanit.
Pas leximit të poezive nga ana e poetëve të pranishëm ( lexuan diku afro 30 poetë ), një Juri letrare, nderoi me Çmim nga niveli qendror, shkrimtarin e mirënjohur shqiptar, Beqir Musliun si dhe nga niveli lokal, krijuesin nga Bresalci, Ruzhdi Kçikun, poezia e të cilit përkonte shumë me aktualitetin e kohës dhe ishte tejet e mirëpritur.
Njëhosësisht, po nga ajo kohë daton eshe shpallja e konkursit anonim letrar për poezi e për tregim të shkurtër. Dhe, fitues i parë i konkursit për poezi, ishte poeti e gazetari tashmë i ndjerë, Rexhep Demiri.
Një vit më pas, më 1993, u vendos që, megjithatë të jepet vetëm një Çmim dhe, ai dallimi, poetë të nivelit qendror dhe poetë të nivelit lokal, u shlye, sepse, ishte vlerësim i Organizatorëve se, poetët duhet të renditen vetëm në bazë të vlerave artistike.
Fitues i dytë i Orës së madhe letrare ishte, shkrimtari Ramadan Mehmeti . Dhe, kështu … vit pas viti, secili vit kishte nga një fitues të ri.
Nga viti 1994 e këndej, Manifestimi “Flaka e Janarit”, si manifestim i përshpirtshëm kulturor për martirët, dëshmorët dhe heronjtë e kombit, u begatua edhe me revistën letrare AGMIA, e cila, nga vit e këndej, ishte kronistja më besnike kulturore e “Flakës…” dhe, përherë i përmblodhi e i shpërfaqi në publik të arriturat kulturore dhe letrare të këtij Manifestimi, unikat në trojet shqiptare.
Nga ajo kohë e këndej, kanë kaluar plot 27 vite e, po mbahen 28 Manifestime, me këtë që do të përmbyllet nesër.

SYNIMET E PJESËS LETRARE TË MANIFESTIMIT

Nga fillimi e deri më sot, synimet e pjesës letrare të Manifestimit kombëtar të Kulturës, si edhe të tri shtyllave tjera, pjesës figurative, skenike e muzikore, ishin dhe mbetën, krijimi dhe paraqitja e krijimeve të reja artisitike dhe, përmes tyre, nderimi dhe përkushtimi i vazhdueshëm për më të shtrenjtit e kombit.
I degëzuar në dy pjesë, në Orën e madhe letrare dhe në konkursin anonim letrar, Gjilani dhe bartësit e këtij Manifestimi, vit për vit, ftuan, paraqitën, vlerësuan dhe shpërblyen këto të arritura, edhe në artin letrar, duke i unifikuar krijuesit e të gjitha trevave dhe, duke i vlerësuar, pa anime.
Nga pas lufta e këndej, “Flaka e Janarit” e me këtë, edhe pjesa letrare e këtij Manifestimi, u begatua dhe me krijuesit nga Shqipëria, pjesmarrja e të cilëve, si në Orën e madhe letrare, poashtu edhe në konkursin anonim letrar, jo vetëm e shtoi konkurencën, po edhe cilësinë e këtij Manifestimi, që ishte dhe ëndërr e themeluesve dhe të bartësve të këtij Manifestimi nëpër vite.
Cilësia e pjesës letrare të këtij Manifestimi, nga viti 2005 pati ngritje në cilësi, kur Organizatori zuri ta përzgjedh vetë Listën e poetëve që do të lexojnë.
Në veçanti, cilësua u shtua kur kjo formë e pjesmarrjes u shmang duke i hapur rrugë konkurimit të poetëve, edhe për Orën e madhe letrare,nga viti 2016 e këndej..
Me një fjalë, pjesa letrare e Manifestimit, në këto 28 manifestime, iu krijoi hapësirë edhe krijuesve të artit letrar, ishte në kërkim të vlerave të reja dhe afirmoi emra të shumtë , pavarësisht moshave e trevav. Një meritë për këtë, në rend të parë e kanë krijuesit gjilanas por, edhe vetë institucionet komunale të Gjilanit, të cilat treguan mirëkuptim dhe asnjëherë nuk ndikuan në pjesmarrjen apo dhe në përcaktimin e Çmimeve, por këtë e bënë vetë poetët, dhe Juritë letrare, përherë me njerëz profesionistë dhe nga vende të ndryshme shqiptare, anise nga ana e mbështetjes financiare mbetet të bëjnë edhe pak më shumë. Sëpaku, t’i heqin shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit për të gjithë poetët pjesmarrës dhe grues për Çmimin letrar “Pena e Flakës”.

You Might Also Like