ARSIMI

Në kohë pandemie, nxënësit e profilit dizajn enterieri realizojnë projektin e tyre

Nxënesit maturant nga klasa XII/4, profili: Dizajn Enterieri, realizuan një projekt/detyre grupore me qëllim promovimin e shkathtësive profesionale dhe njohurive të marra gjatë shkollimit tri vjeçarë.

Profesori i lëndës, kujdestari i klasës: Muhamed Sadriu
Intervistuesi: Donat Sherifi
Mediumi: Video-intervistë
Viti prodhimit: Maj, 2020
————————————————————————————————

Shkolla e Mesme e ArtitPamor “AdemKastrati” Gjilan
Lënda mësimore; ProjektimiEnterierit
Kapitulli mësimor; Renovimi
Lloji I detyrës; Detyrë grupore (DonatSherifi, Elmedina Hajrizi, Lion Mehmeti, Elona Sherifi,
Alvin Isufi, IlirMatoshi)
Detyra; Renovimi i objektit individual
Objekti;Kulla e SahitAgës (objekt nën mbrojten e objekteve të trashëgimisë kulturore)
Vendi; Gjilan

Përshkrimi i kapitullit mësimorë dhe detyrës projektuese

Kapitulli mësimor ka për qëllim afësimin e nxënësve në fushën e renovimit të objekteve të funksioneve të ndryshme dhe atë për dy qëllime; së pari ruajten e trashëgimisë kulturore në rastet kur objekti është I atij lloji, dhe së dyti jo gjithmonë ne mund dhe fillojmë ndërtimin e objekteve të reja por nga arsyeje të ndryshme jemi të obliguar që t’i renovojmë objektet e tona të vjetra.

Qëllimi i kapitullit është që nxënësit të aftësohen të;
1. Dallojë renovimin nga mënyrat tjera të ndërhyrjes në enterier
2. Bëjë përzgjedhjen e enterierit për renovim
3. Bëjë matjet në teren duke përdorur të gjitha format e mundshme si; inqizimet arkitektonike, matjet, intervistat dhe burimet tjera të mundshme.
4. Paraqes në përpjesë gjendjen ekzistuese
5. Skicoj zgjidhjen ideore dhe arsyetoj idenë e tij

Pjesa e detyrës sonë të përgaditur paraqet dy elemente bazike të renovimit që janë;
A. Inqizimin arkitektonik – matjet në teren të gjendjes faktike
B. Dhe mbledhja e informative nga tereni – intervistën me pronarin e objektit

Me këtë detyrë dëshirojmë të arrijmë disa qëllime; së pari ngritjen e vetëdijës së qytetarëve për ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Së dyti, zgjimin e interesimit të shtetit për investime më të mëdha në fushën e trashëgimis kulturore. Së treti, informimin e qytetarëve dhe afrimin e sa më shumë informatave për objektet e trashëgimisë kulturore që i kemi aq afër e nuk i dim as që ekzistonjnë. Dhe, shumë arsyeje tjera por edhe një arsyeje që ndoshta për ne sinxënës është më e rendësishmja qasjen tone siprofesionist të ardhshëm të fushës qasjen sa me tëmirë e profesionale ndaj objekteve të trashëgimisë kulturore.

You Might Also Like