ARSIMI

120 mësimëdhënës të shkollave fillore u pajisën me certifikata nga SBASHK-u

Ndryshe me trajnime të tilla në këtë komunë janë përfshirë rreth 400 msimëdhënës të kësaj komune e ky trajnim është organizuar nga SBASHK-u dhe Sindikata e Arsimit e Komunës së Vitisë

Në ambientet e Shkollës fillore të mesme të ulët ”Halil Alidema” në Pozharan të Vitisë, me një solemnitet rasti janë ndarë sot certifikatat për mësimdhënës të komunës së Vitisë, të cilët kanë ndjekur një trajnim të organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës të Kosovës trajnim ky që është organizuar nga fundi i muajit Tetor dhe fillmi i muajit Nëntor të cilin trajnim që ka zgjatur 32 orë, e kanë ndjekur 120 mësimdhënës të shkollave fillore të fshatrave Sllatinë e Epërme, Slatinë e Ulët, Ramjan, Tërpezë

Zhiti , Radivojc dhe nikoqiri shkolla fillore në Pozharan, ku edhe janë mbajtur trajnimet.

Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave morri pjesë edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti së bashku me kryetarin e SBASHK-ut Rrahman Jashari dhe kryetarin i SBAK të Vitisë Kemajl Bislimi.

Në fjalën e rastit kryetari Haliti, pasi ka uruaar arsimtarët e certifikuar ka thënë se ky qertifikim dhe licencim I juaj që ka të bëjë për forcimin e kapaciteteve tuaja për udhëheqjën efektive të dialogut social është edhe një hap I rëëndësishëm avancues për ju pëe edukimin e gjenerattave të reja në aspektin e cocializimit të tyre.

Edhe Fatbardha Emini drejtoreshë eArsimit e Vitisë uruar msimëdhensit për trajnim dhe aftësim në këtë lëmi. E certifikatën e parë në këtë solemnitet e ka nda kryetari Haliti.

Ndryshe me trajnime të tilla në këtë komunë janë përfshirë rreth 400 mwsimdhënës të kësaj komune e ky trajnim është organizuar nga SBASHK-u dhe Sindikata e Arsimit e Komunës së Vitisë.

Aziz Zuka

You Might Also Like