Viti

Në Letnicë të Vitisë shënohet festa e njohur katolike me emrin “Zoja e Madhe “ e Letnicës”

Si edhe viteve të mëparshme edhe sivjet në fshatin Letnicë të Vitisë, ishin tubuar mijëra qytetarë pjestar të fesë kaatolike, por edhe qytetarë të tjerë nga Kosova si dhe viset e tjera të shteteve të rajonit, si nga Maqedonia,Shqipëria,Mali i  Zi si dhe nga Kroacia për të qenë pjesmarrës të festës fetare katolike, që mbahët cdo 15 gusht në fshatin Letnicë të Vitisë, dhe është e njohur si “ Zoja e Madhe “.Edhe sot në prani të mijëra qytetarësh në Kishën e këtushme katolike është mbajtur Mesha qendrore e festës së njohur me emrin “Zoja e Letnicës”. E në shënimi e kësaj feste, pos mysafirëve të shumtë nga vendet e ndryshme të botës kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Institucioneve Lokale të Vitisë, KFOR-it, Ambasadave të huaja ,besimtarë të krishterë etj. I pranishëm në këtë manifestim tradicional, ishte edhe zv.kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu.

Ndryshe me qëllim të organizimit sa më të mirë të kësaj feste, Komuna e Vitisë në bashkëpunim me mekanizmat tjerë ka hartuar paraprakisht edhe planin e veprimit, i cili sot është realizuar në përpikëri,dhe ky manifestim ka kaluar /sipas informative tona të marra nga policia/ pa asnje ekces. Aziz Zuka

 

 

You Might Also Like