Viti

Aktivistët dhe udhëheqësit e fshatrave kufitare të Kosovës dhe Maqedonisë shpresojnë se do të hapet pika kufitare e re ne mes dy shteteve

Një iniciativë dhe aktivitet i nisur që nga viti 2010 e filluar nga banorët e fshatit kufitarë Debellde  për hapjen e pikës kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë,  pikërisht në këtë fshat , ka shpresë se do të realizohet.

 

Njëri nga iniciatorët e parë Hamdi Hasani nga fshati Debellede është më së i sigurt se kjo do të ndodhë shumë shpejt .Sipas tij kjo iniciativë dhe ky angazhim tani është përshpejtuar me takime të ndryshme në të gjitha instancat shtetërore.

 

Ai shprehet se për këtë qëllim edhe është duke u angazhuar Forumi për bashkëpunim ndërkufitar i cili udhëhiqet nga Profesori Sabri Kadriu  i cili me tërë qenien e tij edhe pse në moshë të shtyrë është duke punuar në këtë drejtim, E për këtë qellim edhe është formuar edhe Organizata joqeveritare “KOFBN” /Këshilli Organizativ i Fshatrave të Brezit Kufitar/,ku kryetar i kësaj organizate është zgjedhur Hamdi Hasani e sekretar Sabedin Ilazi, të cilët kanë marrë  obligim që të angazhohen  në të gjitha aspektet që pika kufitare e re të hapet ë Debellde

 

Në kuadër të këtyre angazhimeve që po behën tash e një kohë të gjatë, janë shtuar këto ditë edhe më shumë këto angazhime ,shprehet bashkëbiseduesi ynë Hamdi Hasani, Ai thotë se angazhimet do të intensifikohet me qëllim që kjo iniciativë të  përfundon ashtu siç dëshirojnë  banorët e fshatrave Debellde Mjak, dhe fshatrave të afërm me brezin kufitar nga ana e Kosovës si dhe të fshatrave Brezë, Malinë etj nga ana e Maqedonisë dhe se së shpejti do të kenë një takim edhe me përfaqësues të Qeverisë së Kosovës ku do të kërkojnë me ngulm që kjo pikë kufitare të hapet sa më shpejtë sepse kjo do të ndihmon shumë këta banorë që ndër vete kanë edhe miqësi dhe  do të ndihmon shumë edhe në aspektin e zhvillimit ekonomik. Pasi që në vijën ajrore largësia me fshatrat nga ana Maqedone është vetëm 500 metra e tash për të shkuar te njëri tjetri i duhet të udhëtojnë  rreth 150 kilometra që këtë ta bëjnë përmes pikës kufitare në Han të Elezit.

 

Vlen të theksohet se një takim i fundit me përfaqësuesit e fshatrave  shqiptare nga Maqedoni më 16 Janar në Viti është mbajtur një takim me përfaqësuesit e fshatit Brezë në krye me profesor  Isuf Bislimi me bashkëpunëtor të tjerë, ku u akorduan për hapen e pikës kalimtare në mes Debelldes dhe fshatrave te brezit kufitar te Maqedonisë në Kopilaq ku se shpejti do ta kemi një takim të përbashkët ku do të jet edhe kryetari i Forumit për Bashkëpunim Ndër kufitar Shtetëror dhe qeveritar z.Flamur Kadriu dhe Akademiku i Respektuar Z. Sabri Kadriu me bashkëpunëtor, shprehet Hamdi Hasani.Aziz Zuka

 

You Might Also Like