Futboll

Në Ohër, Drita u mund nga Shkupi

Drita ka zhvilluar edhe ndeshjen e tretë miqësore nga faza përgatitore që po zhvillon në Maqedoninë e Veriut.

Skuadra gjilanase është mposhtur nga Shkupi me rezultat të ngushtë 2-1.

Drita kishte kaluar në epërsi me golin e sulmuesit maqedonas Simonovski, por Shkupi pastaj barazoi në pjesën e parë dhe nga penalltia shënuan golin e fitores.

Drita me këtë takim ka mbyllur fazën përgatitore në Ohër të Maqedonisë dhe sot rikthehen në Kosovë për t’i vazhduar përgatitjet për ndeshjen ndaj Deçicit në Uefa Conference League.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje i klubit gjilanas:

Mbyllet ndeshja e tretë dhe e fundit në Ohër

FC SHKUPI – FC DRITA 2:1

Sot kem zhvilluar ndeshjen e tretë dhe të fundit në Ohër.

Përballë kishim ekipin e Shkupit nga Maqedonia e Veriut!

Dy gola u shënuan në pjesën e parë, fillimisht ne kaluam në epërsi me Simonovskin për të barazuar ekipi i Shkupit dhe për tu mbyllur pjesa e parë!

Nga pika e bardhë në pjesën e dytë shënuan ekipi i Shkupit dhe për tu mbyllur ndeshja me rezultat 2:1.

Me këtë ndeshje mbyllim me ndeshjet kontrolluese dhe me fazën përgaditore në Ohër dhe sot ekipi do të kthehet në Kosovë.

FC DRITA

You Might Also Like