Sporte të tjera

Në Pozharan formohet edhe një klub i ri sportiv- ai çiklizmit

Përdorimi i biçikletës ka dobi të shumta, shëndetësore dhe ekonomike. Shumë ekspertë shëndetësorë rekomandojnë biçikletën për shkaqe shëndetësore, por edhe për çështje të mjedisit. këtë arsye, në Kosovë shumë Klube të çiklizmit kanë shtuar aktivitetet e tyre, duke zgjeruar edhe anëtarët në to.Kurse në komunën e Vitisë për herë të parë është formuar një klub I tillë I çiklistëve Për këtë mëngjes, jep detaje Arbnor Zuka, anëtar i Klubit të Çiklizmit në Pozhoran të Vitisë.

 

Me iniciativë të aktivistëve dhe dashamirëve të  sportiv të çiklizmit në Pozheranit është themeluar klubi çiklistik i cili është pagëzuar  “Korri”.Fillimisht ky klub, ka grumbulluar çiklistë nga Pozherani dhe fshatrat përreth, ku per qellim ka zhvillimin dhe profesionalizimin e këtij sporti shprehet njëri nga iniciatorët dhe tani anëtarët e këtij klubi Arbnor R.Zuka.

-Ai thotë  se aktivitetet në këtë fushë kishin nisur shumë kohë më parë, sidomos në ditët e manifestimeve për nder të dëshmorit nga kjo qytezë  Mejdi Korrani i njohur me nofkën “”Korri”, andaj këto aktivitete tanimë kanë kaluar në një traditë të përvitshme ku theksojmë edhe rikujtimin e rrugëtimin drejt shtigjeve të “Korrit””, duke ngarë bicikletat nga Pozherani drejt Koshares dhe anasjelltas pershkimin e rrugës 130km që u bë për nder të 19 Prillit, pra ditës së renjes deshmor  të Mejdi Korranit “’KORRI”.

Edhe  Reshat Alidema, anëtarë i këtij klubi dhe njëri nga iniciatorët e themelimit shprehet se

ky klub i sapoformuar , pritet të mbledh brenda vetes të gjithë̈ pasionantët E bicikletës në komunën e Vitisë. Ndryshe u njoftuam se aktualisht janë duke punuar në procedurat e regjistrimit zyrtar të klubit në dhe janë në kontakt me kompetentet e Drejtorisë së Kulturës,Rinisë dhe Sportit si dhe Federatës së çiklizmit të Kosovës. Aziz Zuka

You Might Also Like