Viti

Në të gjitha shkollat e  Komunës së Vitisë  ka filluar mësimi mirë e mbarë

 

Sipas informative që kanë ardhur nga të gjitha shkollat e komunës së Vitisë ,në të gjitha shkollat e kësaj komunës, ka filluar mësimi sipas planit të paraparë nga Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës. Për të parë nga afër fillimin e këtij viti të ri shkollor, disa shkolla i ka vizituar edhe i pari i komunës Sokol Haliti, i cili njëherit edhe ka uruar nxënësit dhe personelin për këtë fillim vit, duke uruar që mbarëvajtja të jetë në nivelin e duhur dhe mësimi të zhvillohet pa pengesa.

E Basri Aliu,  Drejtori i Arsimit në komunën e Vitisë, duke uruar nxënësit dhe personelin për fillimin e mesimit, ka njoftuar se nuk është paraqit ndonjë pengesë sa i përket fillimit vitit shkollor, e poashtu edhe janë shpërndarë maska, si dhe janë duke u zbatuar masat e mbajtjes së distancës. Ai ka theksuar se kanë vizituar disa shkolla bashk me ekipën mjeksore, respektivisht me drejtoresh e Qendrës Kryesore të Mjeksisë Familjare në Viti dr.Vjollca Kadolli. me që rast edhe u është bërë matja e temperaturës nxënësve.
E sa i përket gjendjes aktuale ne komunen e Vitisë, brenda 24 orëve, kryetari Haliti tha se aktualisht janë 51 raste aktive, ndërkohë janë 11 të shëruar. Kurse komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, u shpreh se përkundër numrit në rënie të të prekurëve më Covid 19, megjithatë duhet përkushtim me I madh që situata të mbahet nën kontroll. Ai si shqetësim paraqiti transportimin e nxënësve, kur dihet se transporti duhet të bëhet me numër të kufizuar të udhëtarëve dhe kjo ndoshta do të paraqet problem, për kompanitë.Aziz Zuka

 

You Might Also Like