Sportet me dorë

Nesër fillon Superliga në basketboll, Drita krejtësisht me forca vendore

Superliga e Kosovës në basketboll nis nesër. Njoftimi i fundit nga FBK ka bërë të ditur orarin e ndeshjeve të xhiros së parë të stinorit dhe kështu pas dueleve të Superkupës, nis Superliga 21/22 që do të luhet pa shikues, për shkak të masave anti-COVID-19.

Dueli i parë i stinorit luhet mes Prishtinës dhe Dritës në Prishtinë, ndërsa të mërkurën vazhdohet me dy ndeshje, për të përfunduar xhiroja e parë të enjten.

ORARI I NDESHJEVE, XHIROJA I:

E martë
19:00 Drita – Sigal Prishtina

E mërkurë
17:00 Trepça – Golden Eagle Ylli
19:00 Prizreni 16 – Rahoveci

E enjte
19:00 Peja – Bashkimi.

You Might Also Like