Libri

NESËR MBAHET TRYEZË LETRARE PËR SHKRIMTARIN BEQIR MUSLIU, NJËRIN NGA THEMELTARËT E MANIFESTIMIT KOMBËTAR TË KULTURËS, “FLAKA E JANARIT”

Nesër në Gjilan,
TRYEZË LETRARE PËR SHKRIMTARIN BEQIR MUSLIU, NJËRIN NGA THEMELTARËT E MANIFESTIMIT KOMBËTAR TË KULTURËS, “FLAKA E JANARIT”
Shkrimtari gjilanas Beqir Musliu, si njëri nga më të shquarit në nivel vendi, e që shkoi në amshim këtu e 25 vite më parë, ishte në aktin e themelimit të këtij manifestimi me karakter kulturor e kombëtar si dhe përkushtues për martirët e kombit, “Flaka e Janarit”, në dhjetorin e vitit 1991, në lokalet e shkollës së muzikës në Gjilan.
Në nderim të tij , Manifestimi i tridhjetë jubilar i këtij Manifestimi i përkushtohet jetës dhe veprës së tij me një Tryezë letrare, e cila do të mbahet në hapësirat e Bibliotekës së Qytetit, duke filluar nga ora 13:00 -të.
Për Figurën dhe krijimtarinë e tij të bollshme letrare, flasin njohës të shquar të veprës së tij, si prof dr. Anton Nikë Berisha, Ibrahim Kadriu, Nexhat rexha, Emin Azemi e Mehmetali Rexhepi.
Tryeza do të drejtohet nga shkrimtari Sabit Rrustemi ndërsa me deklamime do të paraqiten Xhezide Selimi e Elenë Hajdari.
Shkaku i masave anti -Covid, prania e artdashësve është e kufizuar dhe vetëm me ftesa.

You Might Also Like