Viti

Nisma Socialdemokrate formon nëndegën e saj në Pozharan të Vitisë në lokalitetin më të madhë të komunës

Në vazhdën e aktiviteteve për zgjedhje partiake në territorin e komunës së Vitisë, mbrëmë Partia politike ”Nisma Socialemokrate”, ka formuar Nëndegën e saj edhe në lokalitetin më të madhe të komunës së Vitisë në Pozharan.

Në ambientet e restorantit “Eliza” në Pozharan ku u mbajtë takimi që ishte organizuar nga Këshilli I përkohshëm I formuar ditë më parë për formimin e kësaj nendege ishin rreth 150 qytetarë, anëtarë dhe simpatizant të dhe aaderues të rinj në këtë subjekt politik.Në Kuvendin themelues ishin present edhe personalitet më të larta të NISM-ës si lideri I saj Fatmir Limaj, Bajram Hasani, ministër i Transportit, Shyqeri Bytyqi ministër I Arsimit ,Bilall Sherifi anëtarë I Kryesisë së NSD-së etj si dhe Kastriot Sylejmani kryetar I Degëës së Nimës Socialdemokrate në Viti.

Pasi ka përshndet të pranishmit në këtë tubim, Lideri I partisë z.Fatmir Limaj, zv/kryeminsitër në qeverinë e Kosovës, ka thënë se jam shumë I gëzuar që po maarrë pjesë në këëtë tubim që

paaraqet edhe një deshmi se NSD si parrti pas zgjedhjeve parlamentare është duke u rritë si për nga nëndegët por edhe përnga anëtarësia.

Ai ka shtuar se ambiciet I NSD-së si parti politike është që të rritet edhe më shumë dhe që të jetë pjesë e ndërtimit të shoqërisë demokratike, të jet një parti politike serioze dhe që do të punon në të mirë dhe interesë të qytetarve dhe të ndërtimit të shtetit të Kosovës. Kuvendi themeltar I nëndegës së NSD-së, ka zgjedhur edhe Kryesinë e saj prej 15 anëtarëve e kryetar I Nëndegës së NISMËS në Pozharan, është zgjedhur Tasim Halabaku, Nënkryetar Behar Korrani, dhe sekretar Avni Alidema, biznesmen.Tubimin zgjedhor dhe formimin e kësaj nendege e ka pershendet me një fjalë rasti edhe Bajram Hasani, ministër I transportit në qeverinë e Kosovës, I cili u shprehë se është shumë I gëzuar që edhe në Pozharan, lokalitet më I madhë I komunës së Vitisë dhe I Anamoravës edhe më gjërë tash e tutje të funkcionon edhe NSD-ja e cil tani e tutje do të jetë shumë më aktive në këtë lokalitet.Aziz Zuka

You Might Also Like