Futboll

Nuhiu: Luajtëm ashtu siç u morëm vesh

Trajneri i Dritës Ardian Nuhiu e ka cilësuar të madhe fitore në derbi ndaj Prishtinës.

Drita mposhti Prishtinën me rezultat 1:0 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ të dielën për fituar derbin e xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në futboll.

‘Përgëzoj për luftën dhe grindën që treguan djemtë. Kishim durim dhe ishim një skuadër e vendosur mirë taktikisht që mos të na rrezikoj ekipi kundërshtar. Futbollistët krijuan shumë raste dhe është dashur ta përfundojnë në pjesën e parë ndeshjen, por gjithsesi e vlerësoj fitore të madhe. Në pjesën e dytë ishim të disiplinuar në aspektin taktik, pasi Prishtina ka ekip kualitativ dhe me shumë përgjegjësi lojtarët iu përgjigjën pozitivisht detyrat që kishin’, ka thënë Nuhiu.

Drita është në vendin e tretë me 31 pikë dhe i është afruar vendit të parë, Ballkanit në dy pikë, ndërsa Prishtina zë vendin e pestë me 24 pikë.

You Might Also Like