Futboll

FC Drita me dy mungesa të mëdha në ndeshjen ndaj Trepçës ’89

Këtë të shtunë, me fillim në ora 15:00, në Stadiumin me bari sintetik në Gjilan, SC Drita, lidere në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll do të përballet me Trepçën ’89, që me mish e shpirt po lufton për mbijetesë.
Në një konferencë me gazetarë, Arsim Thaqi, kryetrajner i FC Drita, ka thënë se në këtë ndeshje klubi që e drejton ai do të hyjë me dy mungesa të mëdha, ngase ai nuk mund të llogaris në Muharrem Jasharin, mesfushor dhe Almir Ajzerajn, sulmues krahu. Mirëpo, atë e gëzon rikthimi i mbrojtësit Ilir Blakçori dhe ka shtuar se FC Drita ka fond të mjaftueshëm për të zëvëndësuar dy futbollistët që do të mungojnë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like