Futboll

Nuhiu: Ne është dashur të luajmë më shpejtë në momente të caktuara

Ardian Nuhiu, kryetrajner i Dritës

“Kjo ndeshje flet shumë. Diferencat janë shumë të vogla mes skuadrave. Këto ndeshje dijne të jenë të vështira. Në momentin që mendon se e ke fituar ndeshjen para se të nisësh mund të ballafaqohesh me situata të tilla. Ndoshta edhe për meritë të kundërshtarit, por ne është dashur të luajmë më shpejtë në momente të caktuara. Le të shërbejë kjo një mësim i mirë për ne.

Jam i kënaqur sikurse me grupin që kam patur, po ashtu edhe me ardhjet e reja. Disa nga lojtarët nuk janë në gjendjen më të mirë fizike, por presim që nga java në javë të vijnë në formë optimale”.

You Might Also Like