Viti

PDK: Dikush duhet të jep përgjegjësi për mënyrën se si po shpenzohen parat e taksapaguesve

 

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Viti, me anë të një komunikate për media, thotë se qeverisja komunale po e dëmton buxhetin me parregullsi të shumta financiare por edhe duke shpenzuar parat e taksapaguesve vitias me projekte ku shtrohet asfalti shkel e shko. Në këtë komunikatë thuhet se përgjatë disa javëve si opozitë i kemi lënë anash dallimet politike dhe jemi munduar ta ndihmojmë qeverisjen komunale në menaxhimin e pandemisë, por sot kur Vitia nuk ka asnjë të infektuar me Covid-19, është koha ti kthehemi realitetit .
Pak muaj më parë të gjithë i jemi gëzuar asfaltimit të rrugës Gjylekar-Stubëll e Ulët, por sot kjo rrugë është dëmtuar rëndë dhe po sanohet thuajse tërësisht me paratë e qytetarëve të Vitisë.
“Nuk ka rrugë dhe projekt të qeverisjes Haliti, që nuk është dëmtuar brenda pak muajve, andaj prokuroria e shtetit duhet të reagojë dhe të ndalë aferën e zinxhirit korruptiv në komunën e Vitisë të udhëhequr nga Sokol Haliti dhe financuesit e fushatës së tij e të cilit i marrin tenderët në Viti. Dikush duhet të japë llogari për këto keqpërdorime?

You Might Also Like