Gjilan

Përfundojnë praktikën një vjeçare 35 praktikantë

Gjilan – 25.02.2020 – Në Gjykatën Themelore të Gjilanit kanë përfunduar praktikën njëvjeçare 35 kandidatë, të cilët kanë kryer punë vullnetare dhe pa pagesë.

Me rastin e përfundimit të praktikës, Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi dhe Administratorja, Florina Jerliu, kanë pritur në një takim, të cilët i kanë falënderuar të gjithë praktikantët për vullnetin dhe punën e palodhshme që kanë treguar për gjatë një viti.

Ata janë shprehur të kënaqur me angazhimin e tyre për gjatë një viti, duke i’u rikujtuar që njohuritë dhe eksperiencën që e kanë fituar, do t’iu shërbej në ndërtimin e një karriere të begatë në fushën e drejtësisë.

Të gjithë praktikantëve i’u janë lëshuar certifikata nga Gjykata Themelore e Gjilanit.

Ndërkohë, nga data 01.03.2021 fillojnë 36 praktikantë të rinjë, të cilët janë pranuar.

You Might Also Like