![Read more...](https://kryelajmi.com/wp-content/uploads/2021/06/image.gif)
Të dashur qytetarë,
Me dhimbje të thellë morëm lajmin e vdekjes së doktor Nysret Hajrullahut. Duke i shërbyer profesionit të tij të shenjtë deri në momentet e fundit të jetës së tij, dr. Nysreti do të mbetet një ikonë e një profesionisti të përkushtuar, të dashur e vlerësuar nga kolegët dhe pacientët e tij të cilëve u shërbeu me dinjitet e shumë përkushtim.
Me doktor Nysretin, kishim bashkëpunim të ngushtë, sidomos në kohën sa ai ishte drejtor i Spitalit të Gjilanit. Do ta kujtojë përgjithmonë me krenarinë më të madhe për vullnetin e gatishmërinë e plotë për të qenë përkrahë situatave të përbashkëta kur bëhej fjalë për shëndetin e qytetarëve dhe kontributin e madh dhënë menaxhimit të shkëlqyeshëm të Spitalit të Gjilanit.
Në këtë kohë pikëllimi, lutjet janë për të dhe familjen e tij. Dr. Nysret, pusho në paqe. Do të kujtojmë përgjithmonë ballëlartë, me krenarinë më të madhe! Do të lësh zbrazëtirë të madhe në miqësinë tonë!
Pusho i qetë, mik i dashur! ![?](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/td9/1.5/16/1f64f.png)
![?](https://static.xx.fbcdn.net/images/emoji.php/v9/td9/1.5/16/1f64f.png)
![Mund të jetë një imazh i 2 persona, people sitting, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme](https://scontent.fprn4-1.fna.fbcdn.net/v/t1.6435-9/203926693_319169033087277_2993664200074999192_n.jpg?_nc_cat=111&ccb=1-3&_nc_sid=8bfeb9&_nc_ohc=GqBOHCUvlMwAX-ryISN&_nc_ht=scontent.fprn4-1.fna&oh=939f8c5f018d9e44fc70de5f9685d4ff&oe=60D6FBB2)