Gjilan

Përurohet projekti i efiçiencës së energjisë në shkollën “Vesel Muja” të Gjilanit

 

Gjilan, 21 shtator 2020 – Është mbajtur ceremonia e përurimit të Projektit “Intervenimi me Masa Inovative Efiçiente të Energjisë në shkollën Vesel Muja”, në Mihir të Gjilanit, projekt ky i pari i këtij lloji në fushën e efiqiencës së energjisë në Kosovë.

Ky projekt është realizuar në kuadër të sektorit të EE si dhe bashkë financuar nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe financuar nga GIZ Gjermani përmes Asociacionit të Komunave të Kosovës

Valbona Tahiri, drejtoreshë e Zhvillimit Ekonomik në Gjilan, e ka falenderuar GIZ dhe AKK për mbështetjen e dhënë pasi ky projekt ka ndikim edhe në promovimin e menaxhimit të energjisë në nivel lokal.

“Unë jam e kënaqur që përmes këtij projekti është investuar me masa inovative të EE në këtë shkollë si ventilimi intelegjent është pilotuar për herë të parë në Kosovë. Në shfmu “Vesel Muji”,  është instaluar edhe sistemi i ngrohjes dhe janë larguar përfundimisht përdorimi i stufave si dhe janë vendosur poqat efiqient, izolimi i kulmit etj. Ky projekt ka përfunduar me sukses, kështu që nxënësit dhe mësimdhënësit do të kenë një mjedis të përmirësuar të të mësuarit pasi kemi arritur ta kthejmë këtë objekt shkollor në objekt efiqient”, tha Tahiri.

Në ceremoninë e inaugurimit edhe Nazim Gagica, drejtor i Arsimit, ka falënderuar donatorët për mbështetje Komunës si dhe u ka uruar suksese mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve të kësaj shkolle.

Arsim Osmani, nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe përfaqesuesi nga GIZ, Maliq Pireci, si dhe drejtori i shkollës, kanë shprehur shprehur mirënojhje dhe gatishmëri për realizimin e inciativave potenciale të ngjashme edhe në të ardhmen.

You Might Also Like