Viti

Përurohet rruga e asfaltuar dhe zhvillohet aksioni i pastrimit të parkut “Te Pishat” në Tërpezë

Në fshatin Tërpezë të Vitisë, te vendi i quajtur  “Te Pishat”, sot është organizuar një aksion i madh i pastrimit, me nismën e Institucioneve komunale të Vitisë, me qëllim të ruajtjes së ambientit dhe natyrës, posaçërisht në këtë zonë e cila dita më ditë po merr primatin e një parku shumë të frekuentuar nga vizitorët.

 

Në këtë aksion, morën pjesë pos përfaqësuesve të  Institucioneve  dhe me drejtoritë komunale edhe FSK, KFOR-i, Policia, Organizatat Joqeveritare, kompanitë e pastrimit, institucionet e subjekte tjera, banorët e zonës etj.

E me këtë rast edhe është përuruar edhe rruga e asfaltuar që lidhë këtë park me  fshatin.

 

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, në cilësin e organizatorit, është shprehur se ruajtja e natyrës ka të bëjë me ruajtjen e shëndetit të popullatës. Ai ka shtuar më tej se aksioni i pastrimit që po realizohet në këtë park të bukur, do të jetë mesazh për vizitorët që vijn dhe shijojn këto bukuri, që pastaj edhe të mbrojnë atë nga papastërtia dhe mbeturinat. “Vet prezenca e juaj, dëshmon interesimin për ta ngritur nivelin e përgjegjësisë që ky park të jetë i pastër dhe ti kontribuoj shëndetit”,tha Haliti.Pos aksionit të pastrimit, sot u lëshua në qarkullim rruga e asfaltuar 1- kilometërshe, që lidh rrugën kryesore të fshatit, me këtë park.

 

Qytetarët e komunës së Vitisë por edhe më gjerë, do ta kenë më të lehtë qarkullimin gjatë vizitës, që do ti bëjnë Parkut “Te pishat” në Tërpezë, me realizimin e këtij projekti.”, është shprehur kryetari Haliti, duke premtuar se investimet në këtë park por njëkohësishtë ka kërkuar nga qytetarët ,vizitorët dhe ata të cilët ia msyejnë këtij parku që të kenë më shumë dhe  vemendje që të përkujdesën  më shumë për mbrojtjën e këtij parku por edhe për  vendet ku janë bvendosur  vendet për pushime.Asfaltimi i kësaj rruge është pjesë e projektit të asfaltimit të përbashkët të rrugëve në Smirë, Kolishtë  e Tërpezë, që kryesisht është investim komunal.

                                                            Aziz Zuka

You Might Also Like