Viti

Pozharani pa ujë të pijes tash e dy ditë

Banorët e lokalitetit më të madhë të komunës së Vitisë –Pozharanit, që ka rreth 1200 familje më rreth 8 mijë banorë, tash e dy ditë janë pa ujë të pijës nga ujësjellsi.Lidhur me këtë problem me të cilin po përballën banorët është për quid se për mungesën e ujit për pije nuk kanë dhënë asnjë njoftim nga Kompania “”Hidromorava” e cila menagjon këtë ujsjellës dhe për furnzim me ujë për pije vjelë nga familjet nga 16 euro në muaj dhe këtë pagesë /hiq disa familje të cilat kanë vendos njehësorët e ujit/ , e paguajnë në formë paushalli ujin që konsumojnë dhe për banorët kjo taksë është vertetë shumë e lartë dhe e papërballueshme.
Gjendja e mungesës së ujit në këto ditë, kur po mbretron një vapë ekstreme ka indinjuar dhe ka krijuar paknaqësi të madhe.
Në gjendje tepër të rëndë janë familjet e mergimtarëve të cilët në numër të madhe kanë ardhur në pushim dhe tani po përballën edhe me këtë problem të mungeses së ujit për pije.
”Tash e dy ditë mungon uji dhe ne nuk kemi alternative tjera për furnizim me ujë” u shprehë për gazetën tone, njëri nga mërgimtarët e mllefosur me këtë veprim të kësaj kompanije e cila po tregohët joserioze kur është fjala te furnizimi i banorëve me ujë për pije.
Banorët e Pozharanit duke u përballur me mungesë të ujit pikrishtë në festën e Kurban Bajramit, kanë kërkuar nga komuna, që në Pozharan të shpallet gjendje e jashtzakonshme duke kërkuar nga komuna që të ndikon tek kjo kompani të deklarohët se pse nuk punon ujesjellsi ?, apo të bënë diq që me cisterna të furnizon me ujë për pije banorët te cilët nuk kanë të rregulluar hidroforët sepse nuk kane puse të hapura. Një numēr i qytetarēve po furnizohen nga puset e tyre, ndersa të tjerët me makinat e tyre po e transportojn ujt nga fshatrat tjera!
Është për tu habitur se Kompania “”Hidromorava”” tash e më shumë se dy ditë po qëndron indiferent ndaj këtij problem duke mos dhënë quditrishtë asnjë arsyetim për këtë problem me të cilëin po përballën qytetarët e Pozharanit!!!! Aziz Zuka

You Might Also Like