Gjilan

Punimet në zgjerimin e rrugës shqetësojnë qytetarët

Rruga në qendër të Gjilanit do të bëhet me katër korsi dhe tashmë punët kanë nisur. Në këtë drejtim po punohet edhe këtë të diele. Kjo rrugë pritet që shumë shpejt që të ngjitet me rrethrrotullimin afër Stacionit të Autobusëve.

Mirëpo, ka edhe të atillë që po e kundërshtojnë këtë projekt me arsyetimin se nëpërmjet asfaltit po ngushtohen hapësirat për lëvizje të lirë të qytetarëve e po degradohen hapësirat e gjelbra.

Ismet Azizi, aktivist i shoqërisë civile, banor në shumëkatshen e Gjilanit, e njohur me emrin soliteri, ka postuar disa fotografi, duke paralajmëruar qytetarët se shumë shpejt nuk do t’i shohin më këto hapësira gjelbëruese.

Ja postimi i plotë i tij:

Bashkëqytetarë të nderuar, këto lule e drunj, madje edhe këtë trotuar shumë shpejt më nuk do t’i shihni. Urime edhe një trase asfalti. Shpresoj se për 10- 15 vite do të ngopemi me asfalt e beton.
I përgëzoj urbanistët gjilanas për këtë projekt të shkëlqyer.

You Might Also Like