Gjilan

Ibrahim Ismajli i Ballit Kombëtar: Ja përse nuk marrim pjesë në zgjedhje

 

Balli Kombëtar, një ndër partitë më të vjetra shqiptare nuk do të merr pjesë në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen këtë tetor në Kosovë. Një vendim të tillë e ka marrë kryesia e partisë Balli Kombëtar, andaj me këtë as dega e Ballit Kombëtar në Gjilan nuk do të jetë pjesë e këtyre zgjedhjeve. Këtë e pohon edhe Ibrahim Ismajli, kryetar i degës, i cili për gazetën online “kryelajmi.com”, ka theksuar se zgjedhjet e sivjetme janë të manipuluara, jo fer, të korruptuara, të padrejta e të orkestruara. Sipas tij, në çdo parti ka korrupsion, andaj Balli Kombëtar nuk do të bëhet pjesë e këtyre manipulimeve. Ismajli, ka theksuar se në nivel komunal janë parti me ndikim të madh, por se në rrethana që po zhvillohen këto zgjedhje nuk duan që të jenë pjesë e tyre. Ai beson se në nivel lokal në Gjilan, kjo parti ka 1500 votues aktivë, kurse shumë më tepër ka në nivel vendi, ku kryetar i këtij subjekti politik është Selman Berisha.

Balli Kombëtar, ditë më parë ka dalë me një komunikatë ku është thënë:

 

Balli Kombëtar i Kosovës nuk do të merr pjesë në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen me 6.10.2019.
Fton antarsinë që të mos marim pjes në zgjedhje dihet mirë se Balli Kombëtar i Kosovës përfaqëson 2.5 %.
Konsiderojm se këto zgjedhje janë qysh tani të orkestruara dhe të manipuluara.Prej të gjitha partive politike .Të cilat me pushtetet e tyre qeverisjet e tyre i kan bërë dëmë Kosovës në të gjitha aspektet e saj.

40% e të rinjëve e kan lëshuar vendin si pasoj e politikave të gabuara të tyre .E kan coptu Kosovën .Të gjitha partit n Kosovë që kan marr pjes n parlament jan munduar ta shkatrrojnë Ballin thikë pas shpine.

Balli Kombëtar i Kosovës ndjek politikë gjithëkombëtare për Shqipëri Etnike bashkimin e trojeve .

Çamëria është nyja gardiane e çështjes shqiptare Balli Kombëtar i Kosovës ka komtribuar dhe kontribon në këtë çështje dje është zotuar se do ta çliroj Republikën e Çamërisë .Çdo herë vetëm për Bashkim Kombëtar .Prandaj edhe njëher anëtarë të Ballit Kombëtar të Kosovës ne nuk marrim pjes në kto zgjedhje të cilat qysh tani jan të manipuluara.

Aktualiteti i sotëm politik në trojet etnike shqiptare ështe ne epoken e hipokrizisë. Të politikave te gabuara orientuese.
Është një betejë që do ta rikthejnë epoken në të kaluaren.
Që do ta lënë pas këta politikaj hipokrit me hipokrizinë e tyre jo produktive per kohen.

Ndikimi i politikave rjonale,Europjane e Botrore kan topitur mendjen e politikajve.
Se nderkombëtaret duhet te pyeten,për çdo gjë dhe rrugen te cilen duhet ndjekur.
E keshtu hipokrizija e tyre në dem të popullit te tyre ka ardh ne një pik kritike krize

Balli Kombëtar i Kosovës reagon ashper kunder coptimit të teritorit te Republikës së Kosoves dhe epsheve të Serbisë dhe Thaqit për të shkembyer teritor. Ju kemi thëne prej pas luftes e kendej se janë në rrugë te gabuar .

Balli Kombëtar i Kosovës i ka kundershtuar politikat e LDK,PDK,AAK etj. te cilat e kan pas pushtetin ne Republiken e Kosoves prej pas luftes deri me tani. Dhe i kundershton ashper ne veprim gjeo politik- Ekonomik te cilat parti
kan krijuar klanet mafijoze -Ekonomiko Politike, ne strukturat e udhëheqjes se shtetit.Të gjitha keto parti i kan kerkuar Balli Kombëtar i Kosovës kualicion parazgjedhor dhe te gjitha e kanë tradhtuar.Isa Mutafa Hashim Thaqi,AAK-Jo Ramushi se në atë kohë ka qenë ne Hagë ne burg kur është bër Kualicioni me partin e tijë.

-Balli Kombëtar i Kosovës ka kundershtuar ndarjen e Mitrovices veriut te Kosovës. Ka organizuar protesta, Thaqi me kompani ka Kundershtuar Bashkimin e verut te kosovës

-Balli Kombëtar i Kosovës ka kundershtuar fillimin e dialogut me serbin për enklavizimin e Kosoves.Ju kemi treguar se ku shtie ky dialog me bosnizimin e Ksovës.

-Kemi kundershtuar marrveshjen e kufirit faljen tok te Maqedonis në Debellde.Kemi kundershtuar faljen tok te Malit të ZI.

-Kundershtojmë tentativat e të njejtit Thaqi për coptimin e Kosovës dhe falje tokë strategjike Serbisë si qështë veriu i Kosovës .
Nësë eshtë nevoja Balli Kombëtar i Kosovës do i mbrojë me forc do i veshim qizmet e uniformat per ta mbrojtur çdo cepë te Kosovës.

-Kemi protestuar në vitin 2015 ne Gazimestan kunder mitit të rrejshem Serb mbi Betejen e Kosovës.Të gjitha forcat politike ne atë kohë kan qen Kunder.

-Është hapur kutia e Pandores per Bashkimin e trojeve Shqiptare,Shqipëri Etnike.Balli Kombëtar i Kosovës me aleatet e vetë SHBA,BE,Izraelin,Holanden.Ka kundershtuar dhe kundërshton te gjitha ato forca politike e udhëheqes politik te tyre të cilët janë , kanë qenë me Katovicen,Sorosin,Rusin,Turinë,Serbin,Greqinë,e Sllavo Maqedonet,të cilet kanë penguar dhe pengojnë Shqipërinë etnike të realizohet

-Prandaj ka ardhë koha që të gjithë këta në të gjitha trojet Shqiptare të largohen së bashku me klanet e tyre mafiozo politike prej pushteteve dhe skenës politike.

-Të përgjigjen penalisht për të gjitha të këqiat që i kanë sjllë shqiptarisë dekada me radhë

Kryesia Qendrore e Ballit Kombëtar të Kosovës

Këshilli Kombëtar i Ballit Kombëtar të Kosovës

Kryetari Selmon I.Berisha

Zëdhënësi i Ballit Kombëtar të Kosovës
z.Ilir Berisha

 

You Might Also Like