Gjilan

Qytetari me prejardhje nga Gjilani ndërron jetë nga covid19 në Turqi

Sadullah Sipahioğlu me prejardhje nga Dobërqani i Gjilanit ka ndërruar jetë në moshën 62- vjeçare në Turqi. Sipas njoftimit të familjarëve të tij ai ka ndërruar jetë nga covid19. Ndryshe, Sadullahu më herët kishte punuar gazetar, ishte biznismen dhe atdhetar i devotshëm. Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Rexhep Kadriu, ish-zëvendësministër në qeverinë e Ramush Haradinajt, i cili njëherit është kryetar i degës së AAK-së në Gjilan. Kadriu është nip i të ndjerit Sadullah Sipahioğlu.

 

Ja postimi i plotë i Rexhep Kadriut

 

Sapo mora lajmin e rëndë për ndarjen nga jeta pas një sëmundje të shkurtër dhe i prekur nga COVID-19, në moshën 62 vjeçare të dajës tim, Sadullah Sipahioğlu në Turki.

I lindur në Dobërçan, djali i Hafez Jasharit, një personalitet i shquar nga komuna jonë. Gazetar i mirë, një biznesmen i suksesshëm, atdhetar i devotshëm, njeri që njihte mirë diplomacinë dhe që tërë jetën e tij ia kushtoi marrëdhënieve shqiptaro-turke. Ishte kryetar i Shoqatës “RUMELI”, dhe koordinator i Këshillit të Biznesit turko-kosovar dhe i vendeve të Evropës Juglindore. Nga paslufta në Kosovë, ishte urë lidhëse mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Turqisë.

Të tilla vdekje krijojnë boshllëqe të mëdha përveç në familje e rrethe shoqërore, edhe në angazhimet institucionale që kanë për qëllim thellimin e marrëdhënieve mes dy shteteve. Daja Sadullah ka ditë ta bëjë më së miri këtë punë, sepse kishte vyrtyte të larta njerëzore, profesionale dhe humane, i afërt me të gjithë dhe konkret.

Allahu të shpërbleft me Xhehnet daja Sadulla
Ngushëllime familjes dhe familjes në Kosovë dhe gjithë atyre që e njohën!

Nipi yt Rexha

You Might Also Like